KreuCelebrity

Tuna, një mesazh për ndjekësit/ Po ju, i bashkoheni të njejtit mendim…?

Tuna duket se po e shijon këtë periudhë si kurrë më parë. Mes shumë lajmeve për ndonjë krisje të mundshme në çift, pas shumë herëve që vërtetoi të kundërtën, këngëtarja rrëfeu shumë në ditëlindjen e parë të Tianit. Fotot e videot e realizuara gjatë eventit na treguan as më pak e as më shumë se sa portretin e një familje të lumtur e plot dashuri.

https://www.instagram.com/p/BiSevqqjGwe/

Këtë herë, Tuna ka patur një mesazh për të gjithë ndjekësit. Nuk është hera e parë që artistja ndan me fansat fraza të ndryshme, ndërsa postimi i fundit ka përshkruar jo pak nga Tuna. “Bari nuk është më i gjelbër në anën tjetër…gjelbëron më shumë aty ku ti vetë e ujit”, lexohet në foton e postuar nga këngëtarja. Mesa duket, lumturia që mbizotëron momentalisht në shtëpinë e Tunës e ka shtyrë këngëtaren të ndajë me ndjekësit një mendim të tillë.

Tashmë, mbetet të shohim vetëm projektin e ri të Tunës. Po ju, ndani të njejtin mendim me të?

https://www.instagram.com/p/BiUx3zejeRl/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF