KreuCelebrity

Dy djem shqiptarë në Eurovizion, çfarë mendon Eugenti për Ermalin?

Nuk është e pakët prezenca e tre shqiptarëve në Eurovizionin e këtij viti. Eugenti, Ermali dhe Eleni janë tre ‘E’-të e fuqishme në festivalin më të madh europian të muzikës. Pamë Bushpepën krah përfaqësueses së Qipros, teksa të dy bënin me duar simbolin e shqiponjës. Po për Metën, cili është mendimi i Gentit?

https://www.instagram.com/p/BiQU5VvAfjg/

Jo më larg se sot, këngëtari ka publikuar në Instagram një foto me Ermalin, ku shihen duke bërë të njejtin gjest si me Elenin. “Një artist i madh dhe i nderuar”, ka shkruar Bushpepa për kolegun, ndërsa të dy djemtë kanë pozuar të buzëqeshur dhe krenarë me simbolin e shqiponjës. Natën finale, Eugenti do të këndojë i dymbëdhjeti, ndërsa Meta renditet i fundit në radhën e performancave. E si për çudi, Eleni është vetëm një vend sipër Ermalit në këtë listë.

https://www.instagram.com/p/Bio3UrZgDVf/

Ethet e finales do të na mbajnë edhe për pak kohë mbërthyer pas vetes, edhe pse Shqipëria ka korrur jo pak sukses deri më tani. Normalisht, falë tre figurave të rëndësishme të festivalit!

https://www.instagram.com/p/BiVLPdHAP1Q/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF