KreuCelebrity

Përfundon nata e dytë e Eurosong! Ja 10 shtetet që i bashkohen Shqipërisë në finale

Ka përfunduar me sukses nata e dytë gjysmëfinale e Eurovizion, ku u mësuan edhe 10 shtetet e tjera finaliste. Përveç 5 shteteve financuese të këtij spektakli  (Itali, Gjermani, Francë, Spanjë dhe Mbretëri e Bashkuar) dhe vendit organizator Portugali, 10 shtetet që u kualifikuan për mbrëmjen e madhe janë:

Serbia

Moldavia

Hungaria

Ukraina

Suedia

Australia

Norvegjia

Danimarka

Sllovenia

Hollanda

Këtë vit, si asnjëherë tjetër në këtë kompeticion europian të muzikës, konkurrojnë tre shqiptar; Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, Eleni Fureira që përfaqëson Qipron dhe Ermal Meta, Italinë. Fatmirësisht të tre artistët shqiptar do të jenë në natën finale. “Mall” i shqiptarëve është pritur mjaft mirë. Ajo ishte kënga e dytë më e komentuar e Eurovizionit, e ndërsa Eugenti është vlerësuar si zëri më i mirë mashkullor.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF