KreuCelebrity

Eugent Bushepepa “pushton” sërish skenën e Eurosong, shkëlqen në natën finale!

Nuk kishte aspak dyshime! Performanca e Eugent Bushpepës në natën finale të Eurosong na drithëroi. Me zërin e tij potent, Genti pushtoi skenën madhështore në Lisbonë ku u ka rrëmbyer duartrokitjet e mijëra të pranishmëve, por ka lumturuar miliona shqiptarë kudo nëpër botë.

Nisur nga interpretimi i tij në gjysmëfinale, por edhe nga komentet e marra në rrjetet sociale, ashtu sikurse edhe nga kritikët, kënga “Mall” është pritur mjaft mirë. Si asnjëherë tjetër, Shqipëria ka marrë vetëm vlerësime pozitive qoftë për performancën, këngën, zërin, por edhe për pamjen e jashtme të Gentit dhe bandës së tij. Një përfaqësim dinjitoz, i plotësuar në të gjitha komponentët.

Pas emocionit që përjetuam këto tre minuta teksa Genti po i fliste Europës shqip, me po të njëjtin entuziasëm jemi në pritje të rezultatit final, ku pritshmëritë tona janë shumë të larta dhe jemi të bindur që nuk do të zhgënjehemi!

Punë e paqme Eugent!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF