KreuCelebrity

Jonida Maliqi flet për herë të parë për divorcin: Ruaj kujtime shumë të bukura nga ajo martesë

Këngëtarja Jonida Maliqi që prej fillimeve të karrierës jetën private e ka mbajtur hermetike. Ajo në media ka zënë vend për këngët, aktivitetet tjera dhe veshjet, por shumë pak, për të mos thënë aspak për marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Gent Prizreni, ndonëse historia e tyre e dashurisë daton shumë e shumë vite më parë, kur këngëtarja ka qenë vetëm 17 vjeç.

Mirëpo, rreth një vit më parë, martesa e tyre, nga e cila kanë edhe një djalë të vogël të quajtur Dan, mori fund. Këngëtarja ka folur për herë të parë për divorcin, raportin që ka tashmë me ish- bashkëshortin. Ajo shprehet se ruan shumë kujtime të bukura nga ajo martesë dhe se është shumë e lumtur për marrëdhënien që ka me Gentin, pas ndarjes.

“Ka nisur kur kam qenë 17 vjeç. Unë jam kundër shprehjes “karakteri mbetet”. Jo njeriu ndryshon, mënyra se si ai mendo. Kur je e vogël ti adhuron, idealizon. Kam qenë natyrë shumë romantike. Kështu jam dhe sot. Mendoj që mbi të gjitha në një marrëdhënie është shumë e rëndëshishme përkushtimi, komunikimi, të qenurit shok me partnerin. Jeta vazhdon përpos të gjitha situatave, por ama e shkuara nuk ndryshon. Ruaj kujtime shumë të bukura dhe jam shumë e lumtur për të marrëdhënie njerëzore që kemi, pasi është një fëmijë në mes”, u shpreh Jonida.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF