KreuCelebrity

Komentatorët e Rai 1 komplimente pafund xhaketës së Eugentit!

Ka qenë një paraqitje dinjitoze ajo e Eugent Bushpepës në festivalin Europian 2018, e kompletuar me të gjitha komponentët e saj deri në deteje. Të gjithë kanë mbetur të mrekulluar nga zëri potent i Gentit, por një vëmendje jo pak të madhe këtë vit ka tërhequr edhe veshja e këngëtarit shqiptar dhe e grupit, realizuar mjeshtërisht nga Enada At’Nikolla. Një ndërthyerje mes stilit klasik dhe atij rock, që e pasqyronte më së miri shpirtin Eugentit.

Komente pafund ka pasur për veshjen e tyre në rrjetet sociale, por po aq të mrekulluar kanë mbetur prezantuesit Italian të Rai 1, të cilët kanë dhënë pafund komplimente për xhaketën unike të Gentit. Në postimin që stilistja Enada At’Nikolla ka bërë në profilin e saj në Instagram, kanë mbërritur dhjetëra komente nga shikues që kanë ndjekur Rai1-n, apo edhe që jetojnë në Itali, ku e vlerësojnë për stilin e saj.

“Stili i xhaketës ka shumë komente pozitive. Të adhuroj”

“Gazetarë komentuan të mahnitur veshjen e Euguente”, janë disa nga komentet e mbërrita në profiling e stilistes.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF