Liker me petale trëndafili me luleshtrydhe 0 356

Shumë prej nesh e kujtojnë ardhjen e stinës së Pranverës me momentet kur mblidhnin petalet e trëndafilit për ti bërë shurup. Pse mos e provoni sërish!

Përbërësit: Një kavanoz me kapak, 6 gota me petale trëndafili, 2 gota sheqer, 1 shishe alkool, 1 gotë ujë dhe 10 luleshtrydhe.

Përgatitja: Lani 5 gota me petale trëndafili dhe lërini të thahen. Më pas vendosini ato në një kavanoz me alkoolin. Mbylleni kavanozin në mënyrë hermetike, vendoseni atë në një vend të freskët dhe larg dritës për 4 javë.

Në një enë tjetër hidhni sheqerin, një gotë ujë të ngrohtë, 1 gotë me petale të freskëta trëndafili dhe luleshtrydhet. Lërini të ziejnë dhe më pasi bashkojini në kavanozin ku keni izoluar alkoolin, për t’i shtuar aromë. Kullojeni dhe vendosini në një shishe. Mund ta konsumoni pas dy javësh.

 

Previous ArticleNext Article