KreuCelebrity

Më në fund! Ilda Bejleri pranon që është në një lidhje: Nuk mundem ta mohoj

Ilda Bejleri është një ndër gazetaret sportive më të suksesshme në Shqipëri, por së fundmi ajo na është prezantuar edhe si aktore. Moderatorja seksi ka luajtur një rol episodik në një prodhim të kinemasë italiane përkrah aktorëve të njohur dhe këtë fundjavë ka qenë e ftuar në premierën e filmit. Për mikrofonin e “Jo Vetëm Modë”, Ilda është ndalur të flasë për ekspreriencën e saj, tashmë në një fushë krejtësisht tjetër nga gazetaria, sic është aktrimi.

“Edhe pse roli im në film është episodik për mua ka qenë kënaqësi të luaj përkrah tyre. Mbaj mend që për herë të parë në Romë kam ardhur para 9 apo 10 vitesh dhe kisha një ëndërr të vetme. Tani është realizuar, kështuqë le ta themi. Unë doja të bëhesha një gazetare e suksesshme. Dhe kjo ëndërr jo vetëm që është realizuar, por i ka tejkaluar pritshmëritë e mia. Unë nuk është se besoj shumë, por kam mbetur e mahnitur nga përgjigjja që kam marrë dhe fuqia e gjithckaje”, u shpreh ajo.

Por kurrsesi nuk mund t’i shpëtonte edhe pyetje nga jeta e saj private, kur bukuroshja ka pranuar për herë të parë se është në një lidhje.

“Tani më vjen të hidhem në ujë dhe të zhdukem si tek filmi “La dolce vita” që të mos äas më për jetën private. Duke qenë se unë një lidhje e vlerësoj shumë, nuk mendoj se në momentin që mund ta dashurosh vërtetë dikë, do ta mohosh atë. Unë jam person që i dedikohem shumë punës dhe ndoshta ajo monedha ka pasur dy anë, më ka realizuar ëndrrën dhe pjesa tjetër ka mbetur pas dore. Nuk më vjen keq për këtë sepse e kam shijuar në maksimum.  Por mendoj se ka kohë për të gjitha. Tani jam në fazën që dua të shijoj suksesi që kam arritur”, ka deklaruar Ilda.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF