Me vetëm një fjalë të vetme, Marina na tregon të vërtetën e shtatzënisë së saj! 0 704

“Marina Vjollca është shtatzënë”, “Geti dhe Marina do bëhen prindër për herë të dyrë” “Barku i rrumbullakosur i Marinës”. Janë këto lajmet që kanë pushtuar portalet ditëve të fundit për Marina Vjollcën.

Herë pas herë, fotot e saj të postuara së fundmi janë analizuar me shumë vëmendje, për të parë ndonjë detaj që mund të na konfirmonte dyshimet tona se është në një pritje të ëmbël. Diku dora e saj në bark, diku tjetër në rrobat e gjera…Mirëpo Marina Vjollca na e ka përgënjeshtruar një lajm të tillë vetëm me një fjalë.

Prezantuesja bukuroshe ka postuar një foto në rrjetet sociale, si për të na treguar barkun e saj, i cili nuk duket aspak i rrumbullakosur, mbi të cilën shkruan “Qetësoni”. Pra, qetësoni se nuk është shtatzënë.

Marina është shkëputur prej pak kohësh nga TV, pas përfundimit të spektaklit “C’est la vie”. Nuk e dimë nëse bukuroshja do të bëjë edhe pak pushime apo do të riktheht me ndonjë program të ri.

Kjo mbetet për t’u parë.

Previous ArticleNext Article