KreuCelebrity

Vetëm pak orë para finales, Eugent Bushpepa surprizohet në mënyrën më origjinale të mundshme

Ethet e finales kanë filluar për të gjithë ne dhe çdo shqiptar në botë është sot me Eugent Bushpepën.

Shqipëria do të konkurojë e 12-ta ne Lisbonë, ndaj  le ta mbajmë mend mirë të gjithë këtë numër, por sidomos shqiptarët jashtë kufijve të cilët kanë edhe mundësi për të votuar. Por duket se Eugenti dhe i gjithë grupi kanë marrë këtë paradite një surprizë tejet të veçantë nga një prej fansave.

Zamir Sukniqi ka mbledhur në Murin e Madh Kinez 45 shetas të huaj, nga 45 vende teksa mbajnë në duar nga një fletë me numrin 12, për t’i dhënë përkrahjen e tyre përfaqësuesit të Shqipërisë në Eurosong. Një tablo e pabesushme që mban një mesazh të madh. Atë që sonte e gjithë bota do shohë se si Shqipëria do të pushtojë skenën gjigande të Eurovizionit.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF