100 mijë euro në vit? Arjola Shehu sqaron deklaratën e saj për pagën

Kur bëhet fjalë për çështje financiare, të gjithë njerëzit janë shumë kureshtarë.

Vetëm një ditë më parë, moderatorja e “Kush vjen për drekë” në një intervistë për emisionin “Thumb” tha me shaka dhe gjysmë ironi që paga e saj ishte shumë e lartë, aq sa kapte shifrën prej 100 mijë eurosh. Një shumë e tillë është me të vërtetë marramendëse dhe ky lajm pushtoi të gjitha portalet me shpejtësinë e dritës. Por sigurisht nuk është aspak e vërtetë. Arjola është detyruar që nëpërmjet një postimi të sqarojë si qëndron e vërteta mbi pagën e saj.

“Nxjerr komplet nga konteksti! Ndjeva detyrimin ta sqaroj sepse pashë që shumë portale ishin keqkuptuar me deklaratën time, e cila ka qenë në kuadër të humorit dhe shakasë (çështje montazhi). Detajet financiare mbeten private”,-shkruan Arjola në postimin e saj.

Për Arjola Shehun, ky vit ka qenë shumë i mirë sa i përket aspektit profesional. Ajo drejtoi “Kënga Magjike” përkrah Ardit Gjebreas dhe Nevina Shtyllës. Së fundmi, drejtoi koncertin e mbajtur në shesh për ditën e punëtorëve, e ndërsa vijon të drejtojë emisionin e saj të përditshëm në TV, “Kush vjen për drekë”. Sa i përket jetës personale, Arjola është treguar shumë hermetike dhe ka zgjedhur që ta mbajë shumë private.

Previous ArticleNext Article