KreuCelebrity

Dhe Greqia godet sërish, Shqipëria tashmë fajtore për renditjen në vendin e dytë të Qipros!

Duke qenë se tashmë jemi mësuar, pritej një koment i Greqisë lidhur me Shqipërinë në këtë Eurovizion. Mbetën pa u kualifikuar në finale, e kaq mjaftoi që komentuesit grek në rrjet të nisnin me ofendime ndaj përfaqësimit të Shqipërisë në mbrëmjen e djeshme. Por, mesa duket nuk kanë qenë vetëm përdoruesit ata të cilët folën keq për vendin tonë, pasi e përditshmja greke ‘Protothema’ i ka kushtuar disa rreshta marrëdhënies Shqipëri-Qipro në këtë edicion të Eurovizionit.

Sipas tyre, pozicionimi në vendin e dytë i Elenit ishte shkaktuar kryesisht prej vendit të saj të origjinës. “Ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë. Gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më shumë nga disa vende, veçanërisht nga Shqipëria”, ka shkruar ndër të tjera, ‘Protothema’. Mesa duket, dy pikët ‘e mbajtura’ nga ana e Shqipërisë do të bënin diferencën sipas medias greke.

Vendi ynë e vlerësoi me 10 pikë Qipron dhe me 12 Italinë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF