Meqë shiu iku dhe doli dielli, jepini fytyrës pak shkëlqim me këtë maskë! 0 674

Me banane dhe vaj kokosi. Një maskë e përkryer që duhet ta bëni patjetër në shtëpi, për një lëkurë më të shëndetshme dhe më me shkëlqim.

Një banane është e pasur me vitamina A, B dhe E, plus ka dhe kalium që e bëjnë atë në një ushqyes të mrekullueshëm për lëkurën. E ndërsa arra e kokosit përmban acid laurik i cili ka vetitë antibakteriale natyrore që ndihmojnë në heqjen e papastërtive të lëkurës dhe zbutjen e saj.

Si ta përgatisni? Në një tas të vogël shtypni një banane derisa të marrë formën e një pureje, hidhni pak vaj kokosi dhe aplikojeni në fytyrë në formën e një masazhi. Lëreni të pushojë për 20 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Previous ArticleNext Article