KreuFashion

Probleme gjatë verës? Këto janë 9 mënyra që depilimi të zgjasë për ditë me radhë

Në varësi të kushteve të ndryshme, jo çdo femër i drejtohet depilimit me dyll. Problemet me lëkurën, alergjitë ose qoftë dhe mania për të kursyer ndalojnë shumë vajza t’i drejtohen një metode klasike për eleminimin e qimeve në trup. Përdorimi i briskut mund të jetë një proçes i shpejtë e pa dhimbje, por ka dhe pasoja nga pas…

Ndodh që qimet të ashpërsohen dhe të dalin në sipërfaqje rreth 24 orë pasi kemi ‘shpëtuar’ prej tyre. Dhe le ta pranojmë: është çmenduri t’i dedikohesh këtij aspekti të bukurisë pothiajse çdo ditë gjatë verës! Është një ndër momentet kur vajzat thonë: “Sa rehat janë meshkujt!”, e jo pa faj. Por, ja që ka disa mënyra që bëjnë që eleminimi i qimeve me brisk të zgjasë shumë.

Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm dhe do të gjeni menjëherë zgjidhje. Ne ju thamë!

1. Përdorni skrab kripe një ditë para se të proçedoni
2. Bëni dush para se të përdorni këtë metodë
3. Aplikoni një sasi të konsiderushme xheli apostafat për këtë proçes
4. Zgjidhni një kokë të përshtatshme brisku (me tehe mjaftueshëm)
5. Proçedoni me një brisk të papërdorur më parë
6. Masazhoni lëkurën me pak locion para se të proçedoni
7. Zonat e vështira për të pastruar lërini për në fund
8. Pastrojeni me ujë lëkurën pas proçedimit
9. Zonat e pastruara lyjini me vaj natyral për trupin pas përfundimit

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF