KreuCelebrity

Sa tha, sa tha?! Arjola Shehu zbulon pagën marramendëse në rolin e moderatores!

Jemi mësuar të dëgjojmë mbi shifrat marramendëse të pagës së moderatorëve. Përfaqësojnë imazhin e secilit ekran, e për këtë arsye veçohen nga pjesa tjetër. Këtë herë, ka qenë radha e Arjola Shehut për të zbuluar diçka më shumë në këtë drejtim.

https://www.instagram.com/p/BinJTOiBn_L/

Pyetur nga ‘Thumb’ nëse puna që bën lidhet më tepër me pasionin apo me të ardhurat e bollshme financiare që sjell televizioni, Shehu ka thënë: “Unë e kam parë gjithmonë pjesën e pagesës si një bonus, që ti paguhesh për të bërë gjithmonë atë që ke pasion.” Por, pyetja ka vazhduar dhe më tej, duke u përpjekur për të zbuluar detaje të tjera e më konkrete nga Arjola. “Do patjetër të zbulosh se çfarë page kam unë? Ok, 100 mijë euro në vit”, ka thënë Shehu, e cila e ka përfunduar këtu çdo përgjigje të mëtejshme.

https://www.instagram.com/p/BibeXltFR77/

Moderatorja na tregoi dhe një herë se pagesa për një pozicion të tillë në televizion është gjithmonë (mëse!) e arsyeshme. Na surprizoi vërtetë, Arjola!

https://www.instagram.com/p/BiSDM0DFv20/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF