Urim apo akuzë?! Flori surprizon me deklaratën e tij për shqiptarët në Eurovizon! 0 2612

Buja e treshes së famshme të shqiptarëve në Eurovizion nuk mund të neglizhohej nga askush, e sidomos nga këngëtarët vendas. Një ndër ata që uruan fat për tre E-të e famshme të këtij Eurovizioni ka qenë dhe Flori Mumajesi, i cili ka shprehur diçka ndryshe me dedikimin e tij. Me një foto kolazh të Eugentit, Elenit dhe Ermalit, shkrimi bashkangjitur postimit nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendje.

Oooojuuugeee 🥋🥋🥋

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

“Uroj që sonte t’ju dëgjojnë ata që asnjëherë nuk kanë ditur t’ju vlerësojnë dhe të kuptojnë se ky vend, edhe pse asnjëherë nuk e ka mbështetur muzikën aq sa duhet…prapë se prapë nga muzika vazhdon të prezantohet me krenari. Suksese të 3E”, ka shkruar Flori, ndërsa duket qartazi se më tepër se sa një urim, ky ka qenë një mesazh për vendin në raport me vlerësimin e muzikës dhe talenteve të prodhuara brenda kufijve.

Kujtojmë se pak ditë më parë ka qenë pikërisht Mumajesi ai i cili foli kundër kushteve të vendeve ku këndojnë artistët shqiptarë, ashtu sikurse akuzoi menaxherët për keqpërdorim të imazhit të këngëtarëve në tërësi. Duket se Flori ka shumë pakënaqësi së fundmi…

@vikkraja Dje nje nga mbremjet me te bukura ne Tirane 🙏 Ju pash ne sy te gjitheve, ju pershendeta te gjitheve dhe e leshova shpirtin sikur te ishte nata e fundit qe do isha prane jush… Nuk e di kur do te rishihemi por e di se do te me mungoni. Kemi data te mbyllura nderkohe dhe sigurisht do ti realizojme pa marr parasysh kushtet e tmerrshme te vendeve ku kendojme dhe pse bejme si “ARTISTA” “njerezit” me te cilet bashkepunojme, organizator, “menaxher” sekser apo pronar fatkeqesisht 70% nuk kane lidhje fare me muziken, edhe pse ndihen më “ARTIST” se vet “ARTISTI” te cilin kane ftuar dhe mezi e kane siguruar! Ndoshta disa do kenaqen, ska gje une gjithmone kam preferuar te flas me pune! Gjithesesi qe mos ta dramatizoj shume, ne do jemi prane jush ne ato pak data qe kemi mbyllur per vitin 2018 dhe do bejme maksimumin! Ju dua? Eshte pak! Shihemi gjate veres 🤗🤗

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Previous ArticleNext Article