KreuCelebrity

Urim apo akuzë?! Flori surprizon me deklaratën e tij për shqiptarët në Eurovizon!

Buja e treshes së famshme të shqiptarëve në Eurovizion nuk mund të neglizhohej nga askush, e sidomos nga këngëtarët vendas. Një ndër ata që uruan fat për tre E-të e famshme të këtij Eurovizioni ka qenë dhe Flori Mumajesi, i cili ka shprehur diçka ndryshe me dedikimin e tij. Me një foto kolazh të Eugentit, Elenit dhe Ermalit, shkrimi bashkangjitur postimit nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendje.

https://www.instagram.com/p/BikKg3lHKCa/

“Uroj që sonte t’ju dëgjojnë ata që asnjëherë nuk kanë ditur t’ju vlerësojnë dhe të kuptojnë se ky vend, edhe pse asnjëherë nuk e ka mbështetur muzikën aq sa duhet…prapë se prapë nga muzika vazhdon të prezantohet me krenari. Suksese të 3E”, ka shkruar Flori, ndërsa duket qartazi se më tepër se sa një urim, ky ka qenë një mesazh për vendin në raport me vlerësimin e muzikës dhe talenteve të prodhuara brenda kufijve.

https://www.instagram.com/p/BisI65XnESb/

Kujtojmë se pak ditë më parë ka qenë pikërisht Mumajesi ai i cili foli kundër kushteve të vendeve ku këndojnë artistët shqiptarë, ashtu sikurse akuzoi menaxherët për keqpërdorim të imazhit të këngëtarëve në tërësi. Duket se Flori ka shumë pakënaqësi së fundmi…

https://www.instagram.com/p/BibgcYmnwH6/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF