Elvana dhe Orinda nuk flasin prej vitesh? Reagon për herë të parë Huta! 0 1850

Përflitej se Orinda Huta dhe Elvana Gjata i kishin ftohur marrëdhëniet mes tyre, madje u tha se vajzat nuk flisnin me njëra-tjetrën. Sipas të gjitha aludimeve, shkak ishte bërë shkëputja e Orindës nga Flori Mumajesi, i cili nga ana tjetër ishte më i besuari i Gjatës deri para pak kohësh. Megjithatë, asgjë nuk kishim parë apo dëgjuar nga vetë protagonistet në fjalë, deri ditën e sotme.

Ka qenë Orinda ajo që ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar nga ‘Opinion’, foton e së cilit e ka publikuar në Instastory. “Kush i tha këtyre që ne kemi ngrirë marrëdhëniet?”, ka shkruar Huta, e cila ka etiketuar edhe Elvanën në postimin e bërë. Nëpërmjet një reagimi të tillë, artistja e ka bërë të qartë që mes saj dhe Gjatës nuk ka asnjë lloj hatërmbetje të mundshme. Me pak fjalë, një aludim i radhës.

Orinda e ka sqaruar një herë e mirë situatën, duke bërë të qartë që nuk ka më vend për dyshime. Një dyshe më pak në listën e rivaleve!

Previous ArticleNext Article