Këngëtarja e famshme amerikane vishet me At’ Nikolla 0 3525

Teksa jemi ende nën jehonën e Eurovizionit, kujtojmë që Eugenti krahas komenteve pozitive që mori për zërin potent, po aq u komplimentua edhe veshja e tij, që nuk la indiferent as gazetarët e njohur italinanë.  Stilstja Enada At Nikolla vërtetoi edhe një herë që dallon për stilin dhe origjinalitetin, që e bën atë një krijuese unike e me identitet.

Pas Eurovizionit, duket se brandi At’ Nikolla ka kaluar oqeanin, kësaj here duke veshur një emër shumë të dashur  në Amerikë si Jade Novah, e cila është e njohur për ‘cover-at’ e këngëtarëve të famshme si Rihanna, duke u kthyer në një prej emrave më premtues në botë. Jade ka realizuar disa foto, në të cilat shfaqet e veshur me krijimet e At’ Nikollës, të cilat janë marrë nga atelieja e stilistes shqiptare pak muaj më parë nga kuratori i imazhit të Bebe Rexhës (sigurisht gjithçka duke respektuar çdo të drejtë autori).  Artistja Jade Novah sapo ka publikuar singëllin e saj të parë, dhe promovimin e tij, ka zgjedhur ta bëjë nëpërmjet një editoriali fotosh, e veshur e gjitha me At’ Nikolla!

Editorial për Bordo, Pranverë 2016

Elisa Xhelili

 

Endi Cini, Elisa Xhelili

 

Këto veshje u krijuan për një nga editorialet e revistës BORDO në pranverë 2016.

Previous ArticleNext Article