KreuArt

Këtë javë rikthehet në Teatrin Kombëtar “Shirli Valentina” me Olta Dakun!

Suksesi i aktorit? Rikthimi i vazhdueshëm në skenë prej duartrokitjeve të publikut, pas përfundimit të shfaqjes. Suksesi i një shfaqje? Rikthimi pas shumë kohësh në sallën e teatrit, pas kërkesave të dashamirësve të artit. E me bujën e “Shirli Valentina”, nuk kishte si të ndodhte ndryshe!

Maji e gjen skenën e Teatrit Kombëtar të mbushur me atmosferën komike të “Shirli Valentina”. Nën interpretimin e padiskutueshëm të Olta Dakut dhe regjisë së Driada Dervishit, Shirli do të marrë dhe një herë jetë në datat 17, 18, 19 dhe 20 të këtij muaji, në orën 20:00. Pas pothuajse një viti, aktorja e karaktereve do të përjetojë dhe një herë eksperiencën e të qenurit një Shirli e vërtetë në skenë. Nuk ndodh shpesh të të jepet një shanc i dytë të shohësh (apo të rishohësh!) një ndër veprat më të famshme të Willy Russel, sidomos ardhur nga performanca e mrekullueshme e Olta Dakut.

“Unë jam Shirli, të gjitha janë Shirli. Dhe një Shirli nuk ndalet kurrë!!!”, u shpreh aktorja në intervistën ekskluzive për bordo.al qershorin e shkuar, e mesa duket Shirli vërtetë nuk do të ndalet kurrë, jo këtë herë të paktën! Një shfaqje për t’u mos u humbur për asnjë arsye…

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF