KreuCelebrity

Kur fansat ‘shkatërrojnë’ foton/ Ledioni në mbrojtje të plotë të Sarës, ja ç’ka thënë këtë herë!

Edhe pse e kemi zakon t’i kushtojmë nënave fjalë të ëmbla më 8 mars, festa kushtuar vetëm mamave ka qenë jo më larg se ditën e djeshme. Nuk u panë shumë postime ndër personazhet shqiptarë, megjithatë Ledioni është kujdesur t’i dedikojë një urim Sarës. Duke postuar një foto të ngrohtë familjare, fjalët e përzgjedhura të moderatorit kanë qenë edhe më tërheqëse për syrin.

https://www.instagram.com/p/BiufXrqFJH0/

“London është djali më me fat në botë që të ka ty nënë! Asgjë nuk ka kuptim nëse nuk të kam ty…”, ka shkruar Ledioni poshtë imazhit, ku të tre shihen duke shijuar pushimet në Maldives. Por, një ndjekëse në veçanti ka vënë re një tjetër detaj. “Sa paska dalë dhjami i barkut”, ka shkruar ajo, edhe pse nuk ka qenë vetë Sara që ka kthyer përgjigje. “Në fakt është këmba e bebit”, ka qenë replika e Liços, edhe pse komemtuesja ka vazhduar të insistojë tek e vetja.

Ledioni njihet për debatet me fansat në rrjetet sociale, ndërsa trashëgimtarja e Top Channel është krejt e kundërta në këtë drejtim. Dhe kjo, vihet re më mirë edhe në rastin e fundit…!

https://www.instagram.com/p/BihKiAwnug-/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF