Prek Dafina me fjalët për të ëmën: “Provove që një grua ia del mbanë e vetme!”

Një nga historitë më të bujshme të Dafinës ishte dhe raporti i saj me të atin. Në mungesë së figurës së tij, lidhja e këngëtares dhe motrave të saj me të ëmën ka qenë shumë e ngushtë që në fillim. Dhe përgjatë gjithë karrierës së Zeqirit, kemi parë përkushtimin dhe dashurinë e saj kushtuar nënës.

Ditën e djeshme, Dafina i ka kushtuar disa fjalë emocionuese mamasë, për festën speciale. “Gëzuar Ditën e Nënës, numrit 1 në këtë jetë. Arsyeja pse do të luftojë fort dhe nuk do të ndalem kurrë në këtë jetë! Na provove mua dhr motrave që një grua mund t’ia dalë të bëjë çdo gjë e vetme! Je vërtetë MBRET! Të dua kaq shumë, mami…Bota është vend i këndshëm vetëm fal teje”, ka shkruar Dafina, ndërsa duket se ka zgjedhur fjalët me emocionuese për një ditë kaq speciale.

Shkrimin ajo e ka shoqëruar me foto të shumta ku shihet krah së ëmës, ndërsa fansat nuk kanë rreshtur së komentuari. Gjithmonë e kujdesshme Dafina në këtë drejtim!

Previous ArticleNext Article