KreuCelebrity

Ky është rregulli me i “tmerrshëm” që duhet të zbatohet patjetër në dasmën mbretërore

Edhe katër ditë kanë mbetur nga dasma më e rëndësishme e vitit, dasma mbretërore. Gjithçka ka nidur të marrë formë dhe tashmë jemi të gjithë kureshtarë se si do të duket çifti. Detajet e dasmës, duke nisur që nga lulet, lista e të ftuarve, vendi, kostumi i dhëndrit janë mësuar dita-ditës.

Ndërkohë, edhe për të ftuarit është përgatitur një listë e gjatë me regullat që duhet të ndjekin, por mes tyre na tërhoqi më shumë vëmendje vetëm një: të ftuarit nuk do të kenë me vete celular. Sigurisht qëllimi është që të ftuarit të jenë të përqëndruar tek nusja dhe dhëndri dhe të mos kenë mendjen për të bërë foto, e për t’i postuar më pas në rrjetet sociale.

Dasma mbretërore do të jetë e përmasave të mëdha, por jo aq sa dasma e princ William dhe Kate. Këtë zgjedhje e ka bërë vetë çifti, e ndërkohë ndryshe nga dasma e kalur, nuk do të jenë të ftuar asnjë figurë politike.

Të gjithë po e presim me padurim ditën e madhe.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF