KreuCelebrity

Pakënaqësia më e madhe nga ky Eurovizion? Eugent Bushpepa flet ‘pa dorashka’!

Ishte ndoshta edicioni më i bujshëm i Eurovizionit, e kjo për arsye se ishin tre shqiptarë në konkurrim. Jo vetëm kaq, pasi Eugent Bushpepa u cilësua edhe si vokali më i mirë mashkullor për këtë vit, ashtu sikurse mori shumë komente pozitive e pëlqime në internet. Gjithsesi, Shqipëria u rendit në vendin e njëmbëdhjetë, Italia me Ermal Metën në të pestin, ndërsa Qipro me Elenin në të dytin.

Eugenti ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Opinion’, ku ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën e tij në skenën e Lisbonës. Ashtu sikurse një eksperiencë që do ta mbajë mend gjatë, Bushpepa ka patur dhe pakënaqësitë e tij lidhur me Eurovizionin. Ai është shprehur se është çuditur së tepërmi me vlerësimin e Italisë për këngën e tij. “Çudia më e madhe në këtë mes ishte Italia. Menduam që duke pasur një përfaqësues nga vendi ynë, ata do të tregoheshin pak më zemërmirë me në”, ka thënë Eugenti, ndërsa ka deklaruar haptazi pakënaqësinë e tij ndaj gjykimit të jurisë italiane për këtë vit.

Sa për pikët e dhuruara nga Shqipëria, Bushpepa tha se nuk kishte biseduar paraprakisht me delegacionin përgjegjës dhe nuk ka patur asnjë dijeni lidhur me këtë çështje. Me pak fjalë, Genti nuk e ka anashkaluar aspak vlerësimin e Italisë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF