KreuHoroskop

Parashikimi i yjeve, 15 maj 2018

Dashi

Do e mbështesni fort partnerin tuaj  sot në projektet që ai ka nisur dhe  bashkëpunimi në çift do përmirësohet. Do ndiheni me afër se kurrë më  të. Beqarët do e kenë të vështirë ta  bëjnë për vete personin që duan.

Demi
Në planin financiar gjërat nuk do të shkojnë aq mirë sa e prisni. Një investim i papritur do t’u pakësojë të hollat që keni vënë mënjanë. Romanca gjithsesi do të jetë në kulmet e saj, ashtu sikurse do të gëzoni harmoni në familje. Kujdes në marrëdhënien me kolegët.

Binjakët

Pasioni do jetë i zjarrtë sot në jetën  tuaj në çift. Do i shprehni pa pushim  ndjenjat dhe atmosfera do jetë për  t’u pasur zili. Beqarët do jenë gati  të bëjnë çdo lloj çmendurie.

Gaforrja

Do jeni të detyruar të hiqni dorë  nga disa kërkesa sot në mënyrë që  lidhja juaj të ece si duhet. Partneri  do jetë me moral të renë, do ketë  nevojë për mbështetjen tuaj.

Luani

Duhet të mbani përgjegjësi sot për  çdo gjë që do bëni sepse përndryshe mund të keni probleme serioze me partnerin. Beqarët do jenë  shumë të shpërqendruar dhe as që  do mendojnë për dashurinë. Virgjëresha

Virgjëresha

Gjërat do ecin mirë sot në jetën tuaj  në çift kështu që bëni thjesht atë  që do ndieni duke mos menduar për  atë çfarë do mendojnë të tjerët. Be-qarët nuk do ndihen gati të hedhin  hapa të mëdha.

Peshorja

Rutina do e pushtojë sot jetën tuaj  në çift. Herë pas here do ndiheni të  mërzitur dhe do bien në melankoli.  Beqarët do jenë këmbëngulës dhe  nuk do i ndahen dikujt derisa ta bëj-në për vete.

Akrepi

Ditë shume e qetë kjo e sotmja për  ata që janë në një lidhje. Gjithçka  do ju shkojë ashtu si keni dëshiruar gjithmonë. Beqaret do jenë të  papërqendruar dhe nuk përfitojnë  dot nga ftesat që do ju bëhen.

Shigjetari

Fatkeqësisht asgjë nuk ka për të  shkuar si keni dashur sot në jetën  tuaj në çift. Zënkat do jenë të njëpasnjëshme dhe asnjeri nuk do  hapë rrugë aspak.

Bricjapi

Shprehjani sa të mundni ndjenjat  gjatë kësaj dite ju që jeni në një  lidhje dhe keni për t’u ndier sa më  mire. Beqarët nuk do jenë gati të  pranojnë ftesat.

Ujori

Atmosfera do jetë shumë e mire sot  për të gjithë ju që jeni në një lidhje.  Do ja kaloni me se miri me atë që  keni në krah dhe mbrëmja do jetë  shumë pasionante. Beqarët më në  fund do arrijë ta bëjnë për vete dikë.

Peshqit

Ditë mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një  lidhje. Do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet dhe do ndiheni më të  qetë. Beqaret duhet të bëjnë përzgjedhje për të pasur dikë në krah.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF