KreuCelebrity

Pasi i tha që je njeriu më i rëndësishëm, këngëtarja e njohur heq ish-të dashurin nga Instagrami

Ariana Grande dhe Mac Miller duket se nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram pas ndarjes së tyre të fundit, dhe sinqerisht lajmi vjen si një surprizë e madhe.

Ndoshta, për ju mund të ju duket paksa e çuditshme se përse ky veprim i Ariana Grandes na surprizoi, pasi kemi dëgjuar jo pak herë, për të mos thënë gjithmonë që kur çiftet ndahen, fshijnë të  gjitha fotot që kanë bashkë dhe në fund nuk e ndjekin më njëri-tjetrin ose më e keqja i bëjnë dhe “block”.

Na çuditi për faktin se vetëm pak ditë më parë, këngëtarja bukuroshe i bëri disa dedikime ish të dashurit të saj, duke e quajtur atë si “një nga miqtë më të mirë dhe një nga njerëzit e saj të preferuar në planet”. “Unë e respektoj dhe adhuroj atë pafund dhe jam mirënjohës për ta pasur atë në jetën time në çdo formë, në çdo kohë pavarësisht se si ndryshon marrëdhënia jonë apo ajo që universi ka për secilin prej nesh! “, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Por tashmë nuk janë më miq në rrjetet sociale, e që normalisht rezulton që nuk janë më as miq në jetën e përditshme. Vallë ç’të ketë ndodhur mes tyre?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF