KreuCelebrity

Renee feston 3 vjetorin, Nora dhe Roberti thonë fjalët më të bukura për vajzën e tyre

Në rastet kur prindërit janë të famshëm, aq më tëpër të dy njëkohësisht, është e pamundur që fëmija të mbetet në hije. Edhe Renne, ndonëse është paksa e vogël, tashmë ka fansat e saj. Ajo është padyshim një ndër fëmijët më të këndshëm të showbizit shqiptar, e cila duket se do të ndjekë rrugën e mamit, por edhe tezes së vogël, Era Istrefit.

Mirëpo, sot është një ditë shumë e veçantë për të. Ajo ka ditëlindjen dhe mbush tre vjeç. Në këtë tre vjetor, kurrsesi nuk kishin se si mungonin urimet publike të Norës dhe Robertit, të cilët kanë ndarë me ne disa foto shumë të ëmbla nga dhoma e tyre e gjumit. Nora mban në duar një tortë të vogël në duar (këngëtarja duket seksi si gjithmonë), Renee që po e shijon në maksimum këtë surprisë të këndëshme dhe Roberti si një baba shumë i përkushtuar.

“Gëzuar ditëlindjen bota ime! Mami dhe babi të duan shumë!”, shkruan Nora. Nga ana tjetër, nuk ka munguar edhe urimi shumë i ndjerë i Robertit.

“Urime ditelindjen Renee shpirti babit Te dhasht Zoti shëndet ty mamit mu edhe krejt fëmijëve te botēs…shpresoj qe do tjem shendosh e mire deri sa ti të bëhesh me fēmijē e mandej e kupton që nuk existon dashni ma te sinqert dhe te fortë se evladi ? Te don babi shum urime 3 vjetorin bota jeme”, shkruan ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF