KreuCelebrity

Vibranca vere nga Dua, këngëtarja shfaq format fizike pa nisur ende sezoni

Dua po i shijon më së miri ditët e mbushura me diell. Larg Londrës, këngëtarja shoqërohet si gjithmonë nga miket e saj të ngushta. Dua nuk ka zgjedhur bregdetin, por një vend plot gjelbërim, buzë një liqeni, me shumë gjallëri e gjithçka tjetër që nevojitet për të kaluar si duhet disa ditë relaksi.

https://www.instagram.com/p/Biwuf6mBwjN/?taken-by=dualipa

Ekspozuar me bikini, e themi pa frikë se Lipa është momentalisht në top-formë! Këngëtarja duket tejet e fokusuar tek ruajtja e imazhit, e këtë e vërteton edhe më mirë me fotot e fundit. Trupi i tonifikuar, pozat provokuese – kanë qenë këto çka janë parë së fundmi në profilin e artistes. Ndjekësit kanë shpërthyer në komente pozitive, ndërsa artistja duket se do të qendrojë edhe për një periudhë kohë në destinacionin e zgjedhur. Sa për koncertet, Dua vijon të jetë në ture të vazhdueshme, ashtu sikurse po ngjit shkallët e suksesit edhe me projektin e sjellë me Calvin Harris.

https://www.instagram.com/p/BixOiJsFPEk/?taken-by=dualipa

Momente të tilla relaksi i nevojiten më shumë se kurrë Duas në këto momente. Nuk është e lehtë të jesh një ndër femrat më të suksësshme të dy viteve të fundit, apo jo?

https://www.instagram.com/p/BiuP6XrFMKB/?taken-by=dualipa

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF