KreuCelebrity

Çfarë i lidh Norën dhe Klaudian? Vajzat së bashku për një qëllim!

Nora ka shijuar ditën e djeshme 3-vjetorin e së bijës, nëpërmjet organizimit të një feste, e për këtë folëm jo pak. Duke ruajtur statusin e një prej vajzave më seksi të shoubizit, Istrefi surprizon herë pas here jo vetëm me aparencën, por edhe me performancat gjatë klipeve apo konerteve të ndryshme. E mesa duket, pas aftësive në kërcim që Nora ka shfaqur deri më tani, fshihet ndihma e një profesioniti.

https://www.instagram.com/p/BiCYqEWlt4y/?hl=en&taken-by=_noraistrefi_

Në këtë rast, na ka surprizuar postimi më i fundit i Klaudia Pepës. Balerina ka postuar një foto ku shihet krah këngëtares, e jo vetëm kaq. Vajzat shihen duke u ushtruar krah njëra-tjetrës, edhe pse ky është i vetmi informacion që mund të kesh deri më tani. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një projekt të përbashkët apo leksione të thjeshta kërcimi, e përpos kësaj, me siguri Klaudian do ta shohim në ndonjë nga klipet e reja të Norës. Ende nuk ka një reagim nga Istrefi, ndonëse gjithçka që është për t’u parë, do të zbulohet së shpejti.

Na ka surprizuar ky bashkëpunim mes vajzave. Presim me padurim ç’do të shohim më tej!

https://www.instagram.com/p/Bh_uFa9FaSh/?hl=en&taken-by=_noraistrefi_

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF