KreuCelebrity

Fama po i sjell probleme Eugentit, këngëtari kërkon ndihmën e ndjekësve

Kryefjalë e ditëve të fundit ka qenë këngëtari Eugent Bushpepa.

Performanca e tij e në festivalin më të rëndësishëm në Europë, siç është Eurovizion, është komentuar mjaft mirë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga mediat e huaja. Ai u rendit në vendin e 7 me votat e jurisë, e ndërsa zbriti disa pozicione më poshtë, konkretisht në vendin e 11 pas votimit të publikut.

Ai ka vetëm një ditë që është kthyer nga Lisbona dhe po shijon suksesin e arritur, mirëpo duket se dikush po përpiqet që të përfitojë nga fama e tij. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Eugenti ka sqaruar se një person po kërkon fonde duke u shtirur sikur është ai dhe u kërkuar ndjekësve të shumtë që ka në rrjetet social, t’i bëjnë “report” këtij profil.

“Dikush që po pretendon se është Eugenti, po përpiqe të vjedhë para nga njerëz të tjerë. Kushdo që ju kërkon fonde apo ndonjë lloj destinacioni është FALSE. Ju lutem bëjini “report” dhe na ndihmoni”, shkruan Genti në statusin e tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF