Fituesja e Eurovizionit me një deklaratë pikante: “Kam marr kërcënime nga shqiptarët!” 0 1110

Fitorja e Eurovizionit këtë vit u komentua shumë nga të gjithë ndjekësit e festivalit. Pas një gare disi tunduese për vendin e parë, rezultati u përmbys sa hap e mbyll sytë, pasi Austria u shpall favoritja e jurive profesioniste nga vendet europiane. Por, pas televotimit të publikut, fituese u shpall Netta, përfaqësuesja e Izraelit.

E dyta renditej Eleni me Qipron, ndërsa deklaratat më të fundit të Netta-s duket se kanë qenë jo pak pikante. Fillimisht, ajo ka deklaruar: “Unë dhe Eleni ishim favorite për vendin e parë. Mendoj se fitoi autenticiteti. Unë isha në garë vetëm me veten time.” Duket se Netta nuk ka parë konkurrentë të tjerë në këtë Eurovizion, e kjo vërtetohet më mirë edhe nga disa intervista të saj paraprake, ku fliste me bindje se do të fitonte garën. Këngëtarja nuk është ndalur me kaq, pasi ka rrëfyer edhe diçka tjetër. “Kam dëgjuar shumë gjëra të bukura për Ballkanin, vendet dhe njerëzit, por unë vetë nuk e kam një përvojë të tillë. Nuk jam politikane, por përfaqësoj vendin tim dhe kjo është arsyeja pse jam në qendër të kërcënimeve. Nga Bosnja, Shqipëria, por edhe nga Serbia kam marrë shumë mesazhe kërcënuese për ngjarjet në Izrael, por i kam injoruar. Unë do të jem ambasadore e muzikës në vendin tim, vendi që dua më shumë në botë dhe kjo e plotëson lumturinë time”, është shprehur edhe më tej, Netta.

Duket se komentet kundër këngëtares dhe vendit të parë kanë qenë nga më të shumtat, gjë që nuk e ka lënë krejt indiferente përfaqësuesen e Izraelit. Megjithatë, tashmë mbetet vetëm të presim Eurovizionin e ardhshëm…

Previous ArticleNext Article