KreuCelebrity

Gati për tregun europian! Eugenti tregon super ofertën që ka marrë pas finales së “Eurosong”

Ashtu siç pritej, Eurovizion është fituar nga përfaqësuesja e Izrael, Netta me këngën “Toy”. Është përfolur shumë për performancën e saj; disa e kanë cilësuar si një këngë shumë komerciale, jo e denjë për të fituar këtë kompeticion Europian, e ndërsa disa të tjerë kanë vlerësuar performancën dhe interpretimin e saj në skenë.

I ftuar në studion e “Top Show”, vetëm dy ditë pas rikthimit të tij nga Lisbona , Eugent Bushpepa ka komentuar këngën fituese, sipas së cilit një këngë e tillë, e bën që të humbasë shpresën për shijen muzikore të njerëzve, shumë komerciale.

“Më bëri të humbas pak shpresën për për shijen muzikor të njerëzve. Ajo është një këngëtare e mirë, por nuk mendoj që ajo dha maksimumin në atë skenë. Unë jam përpjekur që të tejçoj atë që ndjejë me këngën time. Kënga e Hungarisë, më pëlqeu për guximin që kishin djemtë, Bullgaria dhe Holanda. Dhe ato që nuk më pëlqyen,ishte Moldavia, Izraeli” tregoi Genti.

Duke qenë se ne jemi një vend i vogël, pjesëmarrja në Eurovizion, shihet nga artistët si një portë për të depërtuar në tregun Europian, dhe padyshim pas asaj performance, Eugenti ka marrë një superofertë nga një shtëpi diskografike shumë e njohur në Britani e Madhe, Stereophonics. Së shpejti, edhe ai do të renditet në listën e shqiptarëve që na kanë bërë të ndihemi krenarë si Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ermal Meta, por me një ndryshim shumë të rëndësishëm, ai ka lindur, është rritur dhe është edukuar në Shqipëri.

“Kemi marrë kontaktet, kemi shkëmbyer e mailet, do të punojmë me shpresën se do të bëjmë një turne Europian”, u shpreh Genti.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF