“Ia shita faqen me ndjekës mbi 800 euro”, ja cili personazh nxjerr zbuluar Luanën! 0 2539

Ndjekësit në rrjetet sociale tashmë janë shndërruar në një ‘garë’ mes personazheve. Shifra prej një milion fansash në Instagram është një ndër lajmet e reja që mund të shkruash për të famshmit shqiptarë, të cilët janë të pakët në këtë listë. Një prej tyre është dhe Luana, që e arriti ndër të parat këtë shifër.



Por, shpesh ka qenë pikërisht moderatorja që është përfolur për ‘blerjen’ e ndjekësve – një fenomen që edhe pse nuk pranohet, ndodh shpesh mes figurave të ekranit. Një prej administratorëve të faqjes ‘Vipat e Bllokut’, Stiljano, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Adrenalinë’, ku ka folur pikërisht lidhur me këtë çështje. Ai ka rrëfyer se dikur ka administruar një faqje Facebook-u me 400 mijë ndjekës në emër të Luanës, llogari që ia ka shitur moderatores në fjalë. “Ia shita mbi 800 euro”, ka deklaruar Stiljano, duke bërë të qartë kështu se faqja në këtë rrjet ka patur paraprakisht një numër të konsiderueshëm fansash.

Stiljano ka deklaruar gjithashtu se një ndër personazhet që pëlqen më pak është Oriola Marashi, sepse sipas tij modelja përdor shumë fotoshop dhe nuk e pranon diçka të tillë. Po ju, si mendoni, a ka rrëfyer të vërtetën Stiljano apo jo?

Previous ArticleNext Article