Khloe Kardashian reagon për herë të parë për tradhtinë dhe ne s’u çuditëm aspak me atë që tha 0 437

Të gjithë e gjykuan për vendimin që mori. “Të isha unë në vendin e saj, nuk do ta kisha falur kurrë”. Ishte kjo deklarata që dëgjonim më shpesh për tradhtinë që bashkëshorti, Tristan Thompon i bëri Khloe Kardashian vetëm pak ditë para se të sillte në jetë fëmijën e saj të parë.

Video në të cilën ai po puthej me dy vajza misterioze u përhap me shpejtësi në internet dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, basketbollisti u shndërrua në personin më të urryer. Por Khloe zgjodhi të ndiqte zemrën dhe të shpëtonte familjen e saj të re duke e falur…Ndonëse ky vendim i kushtoi paksa shtrenjtë.

Megjithatë, ylli i “Keeping Up With Kardashian”, ka reaguar për herë  të parë lidhur me tradhtinë që iu bë në sy të miliona njerëzve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan: “Ajo ç’ka kërkoni në një dhomë të mbushur plot me njërëz, është pikërisht ajo që kërkon zemra juaj”.

Burime brenda familjes Kardashian/ Jenner shprehen se as Kriss dhe asnjë nga motrat nuk i ka shkuar në shtëpia Kholes pas lindjes së vajzës.

Sa keq që duhet të jetë ndjerë. Askush nuk do të donte të ishte në vendin e saj.

Previous ArticleNext Article