Koncerti në Pallatin e Kongreseve, Elton Deda: Përse ato quhen “diva”? 0 2423

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga koncerti “live” që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, të quajtur “Diva”, kuratori Elton Deda, përveç se u ka uruar katër këngëtarëve fat, ka zgjedhur edhe t’u japë një përgjigje të gjithëve atyre që patën një reagim negativ për fjalën “diva” dhe atë ç’ka ajo përfaqëson në vetëvete.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Deda shkruan se një emër i tillë është përdorur në kuptimin simbolik të fjalës, pasi është i vetëdijshëm se në këtë vend askush nuk është i tillë, pasi artistët në Shqipëri nuk janë të “izoluar” në vende të veçanta siç ndodh në pjesën tjetër të globit, por janë lehtësisht të prekshëm dhe të dukshëm nga të gjithë.

Ai thekson se reagimi “përse këto na qënkan diva”, i solli atij dëshpërim, pasi është një pasqyrë ë një mëndjengjustësie, dashakeqësie dhe mllefi që kanë njërëz, dhe e vetmja mënyrë për ta luftuar, sipas, tij është ky concert ku do të prodhohet një muzikë e mirë.

Mbas nje pune te madhe dhe te gjitheperfshirese, erdhi momenti qe ta kurorezojme ate. Sot, ne Pallatin e Kongreseve, “Diva shoë” me Eneda Tarifa, Irma Libohova, Rovena Dilo dhe Besa Kokedhima. Per mua ka qene privilegj te kuroj koncertin e tyre pasi pervecse respektit personal kam jetuar ne kenget e tyre, me fabulat e tyre, me Hitet dhe nostalgjite e hershme qe formojne mozaikun artistik te ketyre artisteve. Pa shume komplimenta, me duhet te pranoj qe kam perjetuar shume keq fatkeqesite e percundimit dhe frustrimit njerezor te disa individeve qe u moren me vleresime perse keto na qenkan Diva. Ky emer sigurisht qe ka kuptim simbolik sepse ne kete vend askush nuk eshte as Diva dhe as Div. Te gjithe mund te na takojne ne restorant, duke parkuar makinen, duke ecur ne rruge apo duke blere buke te lagjia. Ajo qe me deshperoi ishte mendjengushtesia, dashakeqesia dhe mllefi qe kane keto specie. Prandaj qe ky mllef te luftohet, me mire duhet pare koncerti pasi mesazhet e muzikes tentojne te fshijne shume qeliza te keqija nga truri jone. Sot, ne do bejme nje super koncert. Gocat,orkestra simfonike e perbere nga shumica studente fantastike dhe bendi rock jane ne super forme. I uroj sukses gocave qe per mua personalisht jane Diva te verteta qe sfidojne cdo parazit qe humbet vetem NJE jete qe ka duke bere analizen e nje fjale. Shnet e pare.

Previous ArticleNext Article