Marina zbulon një tjetër anë të Getoarit: “Ja çfarë bën kur ka kohë të lirë!” 0 824

I kanë munguar publikut kohët e fundit, edhe pse ishin në listën e çifteve më aktivë në rrjetet sociale. U përfol shumë për një shtatzëni të mundshme të Marinës, por gjithçka rezultoi një lajm i pavërtetë, që u qartësua edhe më shumë nga vetë moderatorja. Por, duket se Marina po i rikthehet pak nga pak postimeve në Instagram, e tek më i fundit ka zbuluar një tjetër anë të Getoarit.

💚

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Ajo ka postuar një video bardh e zi nga kuzhina, ku shihet një pulë duke zierë. “Ja çfarë bën Getoari kur ka kohë të lirë. ‘Shoqja ime në jacuzzi’ thotë”, ka shkruar Marina, ndërsa postimin e ka shoqëruar me ikona fytyrash të qeshura. Mesa duket, çifti e shijon ndryshe orën e gatimit ose të paktën këtë mund të kuptojmë nga video që Vjollca ka ndarë me ndjekësit. E pse jo, të gjithë ata që nuk e kanë fort me qejf artin e kulinarisë, mund të marrin këtë udhëzim nga Geti. Sepse, vështirë të besojmë se reperi është i dhënë pas kuzhinës…!

Çifti po shijon një periudhë të qetë pothuajse një vit pas dasmës, edhe pse aktiviteti i pakët në rrjetet sociale ka lënë shpesh vend për komente. Por jo, Marina dhe Geti mesa shihet po e gëzojnë larg syve të publikut jetën private. Një zgjedhje ndryshe kjo!

Love each other! #happyvalentinesday❤️

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Previous ArticleNext Article