KreuCelebrity

Me këtë premtim për fëmijën që pret, Emina i lumturoi të gjithë shqiptarët

Ndonëse është zhvendosur në Amerikë prej shumë vitesh, Emina Cunmulaj, jo vetëm që nuk e ka harruar aspak gjuhën shqipe, por edhe i respekton me shumë përpikmëri traditat shqiptare. Këtë gjë është përpjekur që t’ia trashëgojë edhe vajzës së saj , Ella. Ndonëse, ajo është ende e vogël, dhe nuk di të flasë edhe aq mirë, Ella e kupton gjuhën shqipe me të cilën i flet herë pas herë e ëma.

Mirëpo, modelja bukuroshe është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku është shumë aktive, Emina i ka bërë një premtim, i cili duhet marrë shembull nga shumë emigrantë shqiptarë.

“Të voglit tim. Të premtoj se do të të rrit me të njëjtat vlera me të cilat më rriti nëna mua. Të premtoj se do të të kujtoj gjithmonë se nga është nëna jote dhe sa krenare jam për këtë. Kultura është pasuria më e madhe që kam dhe detyra ime është të të mësoj ty dhe Ella Faria-s bukurinë e kësaj”,shkruan ajo, teksa shfaqet e veshur me kostum popullor dhe me dorën tek barku i rrumbullakosur.

Ndonëse ka ndarë hap pas hapi shtatzëninë e saj me ndjekësit në rrjetet sociale, gjininë e ka lënë surprizë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF