Monika Lubonja: Ja përse dhashë dorëheqjen si Drejtoreshë e Teatrit të Kukullave 0 368

Komedia “Shfaqja që shkon për dreq” e riktheu në skenën e teatrit, aktoren e njohur Monika Lubonja. Pas 5 viteve mungesë, për shkak të angazhimit të saj si Drejtoreshë e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja iu rikthye dashurisë së vjetër: skenës.

E ftuar në emisionin e pasdites te “Rudina”, aktorja është ndalur të flasë për premierën e shfaqjes dhe suksesin që ajo arriti. Por gjithashtu, Monika është ndalur të flasë edhe për motivet që e çuan atë të jepte dorëheqjen, duke theksuar se nuk ishte gjë tjetër veçse një sulm, për të hedhur poshtë punën e saj të suksesshme përgjatë atyre katër viteve.

Rudina: Për çfarë u akuzove konkretisht ti Monika?

Monika: Unë nuk jam akuzuar për asgjë. Nuk jam akuzuar, sepse e kam konsideruar si një farsë këtë. U votita unë si Monika nga dy punonjëset e institucionit tim, të cilat jo vetëm unë, por të gjithë në institucion i dinë se kush janë, për sukseset që unë kam arritur. Ne e dimë shumë mirë xhelozinë që kanë njerëzit…

Rudina: Po e bëj pyetjen ndryshe, përse Monika u detyrua që të jepte dorëheqjen?

Monika: Unë jam artiste, jam njeri i lirë dhe në momentin që janë bërë vepra jashtëzakonisht të bukura siç janë bërë, dhe sigurisht xhelozia e njerëzve…Unë e kam dhënë dorëheqjen me dinjitet të plotë. Nuk më është kërkuar nga asnjë, madje ministri më ka thënë që të mos jap dorëheqjen, por të presim vendim nga institucionet përkatëse. Unë jam e gatshme të shkoj në prokurori, kudo që të më kërkohet sepse jam e bindur që nuk kam bërë asnjë shkelje.(…)Çdo vendim që unë kam marrë ka qenë nën kosto, dhe këto janë të dokumentuara…

Rudina: Si ishte problemi me punonjësen, për datat e shfaqjeve, të punonjësve, të artistëve të Teatrit të Kukullave…?

Monika: Ne herë pas here jepnim salla me qira dhe në momentin që jepet salla ne autorizojmë personin që të bëjnë derdhjen e thesarit. Zonja erdhi një herë, dy herë, tre herë, dhe ne e kuptuam që në fillim që diçka nuk po shkonte. Dhe në bazë të rregullave shumë të rrepta që unë kisha bërë do të firmosej kontrata dhe zonja thoshte një herë kam tezen që më pret, një herë po lë xhupin, po lë çantën dhe çantën nuk kishte pse ta linte. Biseda telefonike u zhvillua më pas mes kësaj zonje dhe punonjëses time. Këto emisione nuk dinë diçka ligjore, që unë me ligj nuk mund të të përgjigjem ty të shtunave dhe të dielave sepse e kam pushim me ligj. Dhe në këtë ditë, punonjësja ime ka të drejtë të thurë plane, të bëjë ditëlindje, unë nuk mundem ta ndalojë (…)Këta punonjëse kanë bërë me elementët e Teatrit të Kukullave, shfaqje private. Për mua kjo është farsë, është sulmuar mandati im i dytë. Dorëheqja ime erdhi në mënyrë kategorike sepse unë jam një njeri i lirë dhe nuk mund të pranojë që në një vend ku t’i bën art të kesh përgjuesa, të kesh çimka, të kesh njerëz që duan ta mbajnë atë vend me dhunë dhe shantazhe, një mënyrë që unë nuk jam rritur. Çështja është mbyllur sepse nuk ka pasur prova.

 

Previous ArticleNext Article