Në skenë ngjiten Divat! Çfarë duhet të presim nga mbrëmja e sotme? 0 261

Pallati i Kongreseve do të mbushet sot me një tjetër atmosferë. Prej disa kohësh kemi dëgjuar për DIVA Show, por mbrëmja e 16 majit do të finalizojë gjithçka. Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima janë katërshja që bashkohen për të sjellë një koncert ndryshe nga më parë, në orën 20:00. Çfarë të presim nga një bashkëpunim i tillë?

Diferenca mes brezave është ajo çka shpesh kufizon organizime të ndryshme për të ftuar publikun e çdo moshe në sallë. Por, ky nuk është rasti i DIVA Show! Ata të cilët ndjejnë nostalgji për disa nga këngët më të dëgjuara të para viteve ’90, do të mund të shijojnë performancat e artisteve drejtpërdrejtë në skenën e Pallatit të Kongreseve. Jo vetëm kaq, pasi Eneda apo Besa do të këndojnë ‘live’ disa nga krijimet më të dashura të pas viteve 2000, ato të cilat kanë rrëmbyer çmime të para në festivalet kryesore në vend apo ato që kanë marrë klikime nga më të shumtat në rrjet. Me pak fjalë, po flasim për një koncert që përfshin këdo, mjafton që të dashuroni muzikën e mirë. “Do të jetë një festë plot ngjyra,tinguj balet fishekzjarre,pa skenarë,plot adrenalinë”, ka premtuar ndër të tjera një ndër divat e skenës shqiptare, Irma Libohova.

Kështu, nëse mbrëmja në kryeqytet do t’ju duket monotone, atëherë dijeni se keni humbur argëtimin e vërtetë. Irma, Rovena, Enenda dhe Besa do të ndezin Pallatin e Kongreseve në orën 20:00!

Previous ArticleNext Article