Një dasmë madhështore! Futbollisti i njohur martohet me partneren 11 vjet më të madhe! 0 1484

Ndonëse ka pasur një sezon shumë të ngarkuar në Premierë League, Cesc Fabregas gjeti kohën për të bërë “golin” më të bukur të jetës së tij; të martohej.



Mesfushori i Chelseas, zyrtarizoi në martesë lidhjen e tij me modelen Daniella Semaan në një ceremoni madhështore në Cliveden House në Berkshire, Angli. Lajmin e bukur e dha vetë çifti nëpërmjet disa fotove publikuar në rrjetet sociale, ku ndanin me miqtë e tyre virtualë momente të bukura nga kjo ceremoni. Nuk munguan as dedikimet e ndjera për njëri-tjetrin.

“Sapo u martova me gruan time të ëndrrave”, shkruan Fabregas, ndërkohë nga ana tjetër, Daniella shkruan: një ditë magjike.

Çifti është bashkë që nga viti 2011. Ato kanë tre fëmijë së bashku, ndërkohë që Semaan ka dhe dy fëmijë të tjerë nga martesa e mëparshme. Historia e tyre e dashurisë është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të diferencës së madhe në moshë, konretisht Semaan është 42 vjeçe e ndërsa futbollisti është 31 vjeç.

Por në dashuri, mosha është thjesht një numër që nuk ka shumë rëndësi apo jo?

 

Previous ArticleNext Article