Pritjes së ëmbël i vjen fundi, Erisa Xhixho sjell në jetë të voglën e saj! Ja emri që ka zgjedhur për vajzën… 0 3024

Ishte një ndër lajmet më të bujshme që prodhoi spektakli “Ces’t La Vie”. Erisa Xhixho ishte në pritje të ëmbël, për t’i dhuruar Henrit një motër të vogël. Sot, Erisa ka sjellë në jetë të voglën e saj, ndërsa ka zgjedhur një emër mjaft të veçantë.



“Emri duhet t’i përshtatet dhe personalitetit, ndaj duhet menduar se sa do t’i shkojë edhe pas disa vitesh”, u shpreh Xhixho për intervistën ekskluzive për bordo.al, ku rrëfeu jo pak për të bukurat dhe sfidat e pritjes së ëmbël. Nikol është emri i anëtares më të re në familjen e Erisës, ndërsa ajo vetë i ka kushtuar një dedikim shumë të ëmbël. “Ka lindur një ëngjëll me emrin Nikol, që erdhi në shtëpi për të festuar ditëlindjen e vëllait Henri…E mbushur me dashuri dhe e bekuar nga Zoti”, ka qenë ky shkrimi i Erisës, bashkangjitur fotos së dorës së vogël të Nikol.

Mjaft interesante ‘dhurata’ për Henrin, i cili duke nisur nga ky vit, do të ketë një arsye më shumë për ta pritur ditën e lindjes me padurim. Shumë urime, Erisës!

Previous ArticleNext Article