KreuFashion

15 modele bikinish ekonomike, që do të duken sikur keni shpenzuar gjithë buxhetin në blerje!

Vera, vera, vera…a nuk janë tre fjalë që përshkruajnë më së miri lumturinë? Ndonëse moti ende nuk po na favorizon sa duhet, kemi para plot tre muaj që na ofrojnë gjithçka na duhet për të përjetuar relaksin e plotë. Dhe, përpos trupit të tonifikuar, na duhen dhe bikinit e duhura për të shfaqur format fizike.

Nuk do të flasim për modelet e duhura sipas siluetës që kemi apo për tendencat e këtij viti; jo! Fokusi sot përqendrohet tek bikinit cilësore, por nga ana tjetër, edhe shumë ekonomike. Për të gjitha vajzat që dëshirojnë të shpenzojnë nën 50 dollarë për blerjet në rrjet ose në butikët brenda vendit, duhet të dini që janë disa stile të caktuara që bëjnë të dukeni sikur keni shpenzuar çdo qindarkë në blerjet e fundit.

Me ngjyra, të modeluara në anë ose të zbukuruara me rripa, bikinit e sugjeruara nuk do t’ju zhgënjejnë as këtë herë. Mjafton të zgjidhni modelin e preferuar, për të shkëlqyer ditëve më të nxehta të vitit!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF