Ambasada Amerikane me një njoftim të rëndësishëm, ja çfarë lajmëron! 0 1156

Që prej së martës, duke nisur nga ora 18:00 të gjithë aplikantët e Lotarisë Amerikane kanë mundësinë të shohin statusin personal, nëse janë të përzgjedhur ose jo. Për të gjithë ata që ende nuk janë informuar lidhur me diçka të tillë, ju duhet vetëm kodi unik (i dhënë që në kohën e regjistrimit) dhe të dhëna personale, si  mbiemri dhe viti i lindjes. Për sa i përket fituesve, Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm.

“Urime të përzgjedhurve të programit të lotarisë DV! Ju lutemi, sigurohuni që të ndiqni të gjitha udhëzimet tona përgjatë procesit të aplikimit. Hapi juaj në vazhdim është plotësimi i formularit DS-260 online tek 👉https://ceac.state.gov/iv/
Unë jam këtu për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja mbi aplikimin për DV! #PyetAnnën”, ka qenë ky lajmi më i fundit në faqjen zyrtare të Ambasadës Amerikane. Pra, nëse jeni përzgjedhur, çdo procedurë të mëtejshme do të mund ta vazhdoni në adresën e dhënë.

Urime fituesve!

Previous ArticleNext Article