Eugent Bushpepa e shndërron presidentin Meta në një rocker! 0 324

Është koha e Eugent Bushpepës.

Askush tjetër nuk mund të marrë nga vëmendja e tij. Genti sapo është kthyer nga Lisbona dhe po shijon suksesin që ka arritur dhe pa dyshim kjo periudhë është e ngjeshur me takime me fansat, në intervista, pritje zyrtare.

Pasi na tregoi aftësinë e tij bindëse me Eleni Fouriera-n me të cilin bëri shqiponjën, simbolin e shqiptarëve, Eugenti e shndërroi presidentin Meta në një rocker për një ditë. Ai ka zhvilluar një takim në Presidentcë me fituesin e “Eurosong”, (për shqiptarët) si dhe nuk kanë nguruar që të bënin edhe një foto së bashku, sigurisht duke iu përshtatur natyrës së Gentit.

Si asnjëherë tjetër, Shqipëria ka marrë vetëm vlerësime pozitive qoftë për performancën, këngën, zërin, por edhe për pamjen e jashtme të Gentit dhe bandës së tij. Një përfaqësim dinjitoz, i plotësuar në të gjitha komponentët.

Previous ArticleNext Article