KreuCelebrity

Fustani përrallor i Emilia Clarke në Festivalin e Kanës mori plot 250 orë për t’u realizuar!

Kana tashmë është shndërruar edhe ndër kompeticionet më të mëdha të veshjes, e kjo për shkak se aktoret shihen gjithnjë e më të fokusuara tek veshjet. Madhështia e fustanit të Emilia Clarke ka tërhequr vëmendjen e çdokujt, ashtu sikurse ka rikthyer në fokus aktoren e preferuar të ‘Game of Thrones’.

Fustani është ideuar posaçërisht për tapetin e kuq të Kanës në atelienë e Dior. Ngjyra unike vjen si risi e mbivendosjes së tre shtresash ngjyrash njëra mbi tjetrën. Pjesa fundore është realizuar fillimisht veçmas, për t’iu bashkangjitur më pas pjesës së sipërme të bustit. Inspiruar nga pasarela e Dior për Pranverë/Verë 2018, është dashur një hark kohor prej plot 250 orësh për realizimin e plotë të paraqitjes unike të Emilia Clarke.

Versionit final që u ekspozua në tapetin e kuq të Kanës iu shtua edhe një lidhëse fine mes bustit dhe qafës, ashtu sikurse gjithçka u ideua që tre ngjyrat e mbivendosura të dukeshin më së miri veçmaz nën efektin e dritës së fortë. Jo më kot, ylli i ‘Game of Thrones’ shkëlqeu si kurrë më parë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF