Harrojini deklaratat për Eurovizionin, Bushpepa bën dedikimin më të ëmbël për të fejuarën! 0 1571

Eurovizioni u bë pjesë e pandashme e Eugentit së fundmi, pasi performanca e tij ishte ndër ato që vështirë të harrohen. Mes pyetjeve lidhur me votat, juritë, vendet konkurrente e shumëçka tjetër, Bushpepa solli diçka ndryshe në intervistën e mbrëmshme në Top Show Magazine. Si gjithmonë, me shumë pak fjalë, Bushpepa ka bërë një ndër deklaratat më të bukura nga nisja e rrugëtimit për në Eurovizion, e deri më tani.

Duke qenë se Eleni ishte ndër femrat më të bukura këtë edicion të festivalit europian, e duke marrë parasysh se Eugenti kishte jo pak kontakt me përfaqësuesen patriote të Qipros, ka qenë Albana Osmani ajo që e ka ngacmuar duke ia vënë në pah të gjitha këto detaje. “Dukej e rrezikshme…edhe mund të të hutonte”, ka thënë Osmani, por ja që Eugenti e ka ‘zhgënjyer’ me përgjigjen. “Varet nga shijet. Eleni s’futet tek shijet e mia. Unë e kam në krah, e zgjodha për thjeshtësinë dhe shpirtin”, ka qenë kjo deklarata e Eugentit, që me siguri lumturoi jo vetëm Andian, por edhe shumë nga fansat besnikë të artistit.

Për më tepër, Bushpepa konfirmoi se së shpejti do të organizojnë një darkë familjare, pasi dasmat nuk i ka fort me qejf. Nuk prisnin gjë tjetër nga një roker tipik si Eugenti!

Previous ArticleNext Article