KreuCelebrity

Joshëse dhe seksi! Nga Alketa te Soni, bukuroshet shqiptare që kanë bërë foto në vaskë

Mund të dukej vendi më i papërshtatshëm për të bërë foto, por VIP-at shqiptarë (sigurisht më herët ato ndërkombëtarë) na treguan se edhe në vaskë mund të dalim bukur. Disa e kanë bërë pjesë të klipeve të tyre muzikore, e ndërsa disa të tjerë thjesht një shkrepje, të veshur, e të kuruar mjaft mirë; sigurisht vaska është aty sa për dekor.

Por për më tepër, po ju sjellim të gjithë VIP-at shqiptarë dhe zgjidhni ju se cila ju pëlqen më shumë.

Alketa Sejdiu

E fundit është Alketa Vejsiu. Moderatorja e njohur, kohët e fundit është bërë shumë aktive në rrjetet sociale, ku pothuaje çdo ditë publikon minimumi një foto. Vetëm pak orë më parë, ajo publikoi një foto nga vaska, e veshur me një fustan të zi, duke formuar një kontrast të theksuar me vaskën.

Altuna Sejdiu

Ishte seti i saj i parë fotografin me djalin e sapolindur, Tian, por nëpërmjet saj, Tuna kishte si qëllim që të përcillte një mesazh të rëndësishëm tek nënat e reja, të cilave po ashtu si edhe ajo, u “dështoi” plani i lindjes në mënyrë natyrale.

Dafina Zeqiri

Pak a shumë i njëjtë me setin fotografik të Tunës, ka bërë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, por qëllimi është i ndryshëm. Në foto, Dafi është kujdesur që të vërë në pah format trupore, tatuazhin e saj në gjoks…një femër shumë seksi, siç vetëm ajo di të jetë.

Samanta Karavello

Ndryshe nga personazhet e tjera, Samata Karavello shfaqet gjysmë e zhveshur, ose të paktën këtë përshtypje është përpjekur që të lërë tek publiku. Ky moment është shkëputur nga klipi i saj, në bashkëpunim me 2Ton.

Soni Malaj

Ndonëse ka rreth 7 vite që është publikuar si këngë, ajo ende vijon të mbetet në memorien tonë, pasi ka qenë një nga këngët hit të asaj kohe dhe kurrsesi nuk mund të harronim Sonin, që shfaqej shumë joshëse në vaskë

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF