Kur ‘Zjarri’ përfshin botën/ Eleni, një tjetër arritje jashtë kufijve të Europës! 0 1031

U rendit e dyta në këtë Eurovizion, ashtu sikurse u komentua për interpretimin e ndërthurur mes këndimit ‘live’ dhe koreografisë. Sytë mbetën tek Eleni, jo vetëm si një ndër talentetet e festivalit europian, por edhe si një ndër vajzat më seksi pjesëmarrëse. Duket se ‘Zjarri’ i Elenit ka tejkaluar Europën, duke shënuar një tjetër sukses për artisten.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Eleni, e cila ka publikuar një foto të klasifikimit të këngëve më të dëgjuara në Brazil. Dhe pikërisht ‘Fuego’ renditet aktualisht në vendin e 24. E si për të mos mjaftuar kjo, artistja ka ndarë një informacion edhe më të rëndësishëm. “Është e vetmja këngë nga Eurovizioni që listohet tek të preferuarat braziliane”, ka shkruar ajo, duke e publikuar me entuziazëm një fakt të tillë.

Ritmi i ‘Fuego’, energjia që përcjell sjellin vibrancat tipike verore, ashtu sikurse i përshtatet më së miri vendeve si Brazili, që janë të apasionuar pas prodhimit të muzikës së ngjashme. Eleni po e përjeton suksesin më së miri këto kohë, duke korrur sukses larg Eurovizionit.

Previous ArticleNext Article