KreuCelebrity

Luana apo Geti? Kush i ka bërë urimin më të bukur për ditëlindje Marinës?

Sot ka festë në familjen Vjollca.

Marina Vjollca ka ditëlindjen dhe kurssesi nuk kishin si të mungonin urimet publike. I pari, ishte Getoari (ndonëse nuk kishim dyshime për këtë). Kur vjen puna për tek Marina, ai nuk i kursen fjalët e bukura dhe shumë të ndjera dhe aq më tepër në një ditë të tillë kaq të veçantë. Sapo ka shënuar ora 00:00, Geti ka postuar një foto të bukuroshes, ku shkruan: “Për botën, ti mund të jesh thjesht një person, por për mua ti je bota. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime”.

Ndoshta paksa më vonë, se Geti, edhe Luana i ka dedikuar disa fjalë shumë të ndjera motrës së madhe, që ajo e quan gjysma e saj më e mirë.

“Nuk e di si do kishte qene jeta ime pa ty,por as nuk dua ta imagjinoj! Gjithmone bashke Gjysma ime. Gezuar ditelindjen jet @marina_vjollca TE DUA”, shkruan ajo.

Cili urim ju pëlqen më shumë: I Getit apo i Luanës?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF