Me këtë gjest në muajin e shenjtë, Luana ose do kritikohet ose do vlerësohet shumë! 0 806

Luana Vjollca është nga personazhe të ekranit që ose “urrehet” ose “dashurohet” shumë, pra qëndron mes dy ekstremeve…e mesmja e artë për të nuk vlen.  Dhe me siguri, nisur nga kjo, gjesti që ajo ka bërë në natën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, ose do të kritikohet ose do të vlerësohet shumë.

Bukuroshja ka zgjedhur që këtë natë të shenjtë të shtrojë iftar për një familje në Ferizaj, historinë e së cilës e kishte dëgjuar rastësisht. Një histori shumë e ngjashme me atë të jetës së saj, një nënë e vetme që lufton për të rritur, edukuar tre fëmijë.

Ajo e ka ndarë këtë moment në rrjetet sociale, së bashku me një thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi, që të ndihmojë sado familje të tilla.

“Sot vendosa ta festoj me ju naten e pare te Ramazanit. Vendosa te shtroj nje iftar ndryshe bashke me @blerinakllokoqirugova dhe @gentoska ne nje familje historine e se ciles e degjova rastesisht, ishte kaq shume e ngjashme me historine e familjes time. 1 nene qe sakrifikon jeten e saj per tja dal e vetme me 3 femije te vegjel… njesoj si nena jone. Heroina!!! Ishte shume pak ajo cfare une bera por ishte aq bukur dhe u kenaqem aq shume!!Deshira e tyre ishte qe te postoja foto me ta,une po e bej duke ju thene te gjitheve ju qe keni sadopak mundesi,ndihmoni SOT!Ndonjehere jeta na rremben ne rutinen e vet dhe pavarsisht deshires nuk bejme aq sa duhet per njerezit ne nevoje! Dikush sot ,dikush neser per ta eshte SHUME.  Gezuar Ramazanin te gjithe besimtareve mysliman”, shkruan Luana.

Dhe siç ju thamë pak më sipër, mund të lexoni komente të tilla…

…ose të tilla…

Previous ArticleNext Article